Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë mund të jetë në fuqi përjetësisht, nëse ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë mund të jetë në fuqi përjetësisht, nëse ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë mund të jetë në fuqi përjetësisht, nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Para strukturave të partisë në Lipjan, kryetari i AAK-së ka thënë se Kosovës i kushton mos njohja nga Serbia, andaj t’i kushtojë edhe shtetit serb me taksë 100%. Kryeministri ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi tashmë ka emër, e ajo është njohja reciproke me kufijtë ekzistues. Haradinaj ka thënë se taksa mund të mos shfuqizohet asnjëherë. Këto deklarata ai i ka bërë të premten në shënimin e 19 vjetorit të themelimi i degës së AAK-së në Lipjan.

Kontrolloni gjithashtu

David Phillips

David L. Phillips: Pa stabilitet institucional, Kosova po humb besimin e partnerëve strategjikë

Profesori amerikan i sigurisë dhe politikës së jashtme, David L. Phillips, ka vlerësuar se kriza …