Christian Heldt: Me çfarë të drejte Firma Devolli plaçkitë me 125 euro pronarët e veturave të reja që hyjnë në Kosovë

Christian Heldt: Me çfarë të drejte Firma Devolli plaçkitë me 125 euro pronarët e veturave të reja që hyjnë në Kosovë

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka goditur direkt biznesmenët e familjes Devolli, të cilët kanë monopolizuar tregun e homologimit të veturave, ndërsa thotë se nuk e kupton logjiken pse pa asnjë nevojë veturat që vinë të reja nga Evropa duhet të kontrollohen edhe njëherë nga një ‘monopol lokal’. Kompania e Shkëlqim Devollit asnjëherë nuk ka pasur konkurrent në Kosovë në tregun e homologimit të veturave, dhe qeveria asnjëherë nuk ia ka ndalur fitimin enorm kësaj kompanie. Ambasadori gjerman ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollat e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provoj të kuptoj logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE’në??”, ka shkruar Heldt në Twitter Një reagim të njëjtë e ka pasur edhe shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur “homologim”. Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t’i inkasuar 125 eur. Pra, secili qytetarë apo kompani që blenë vetura, detyrohet t’i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e Shkëlqim Devollit nga Peja.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …