Zëvendësministrja e MZhR-së, Magbule Shkodra i dhuron rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan

Zëvendësministrja e MZhR-së, Magbule Shkodra i dhuron rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka“ në Gjilan

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, njëherit edhe vajza e profesorit të ndjerë Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, sot në emër të familjes së Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, dhuroi rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “ Kadri Zeka “ në Gjilan, duke e pasuruar bibliotekën me këndin e veprave të matematicientit Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra – autor i shumë teksteve dhe publikimeve shkencore nga fusha e matematikës.

Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, ky njeri i ndershëm la gjurmë të thella në veprimtarinë e tij intelektuale, duke përgaditur breza të rinjë në fushën e matematikës, të cilët sot i shërbejnë vendit, në bazë të edukatës dhe mësimeve të tij, prej një intelektuali i cili dha gjithçka që mundi e që dinte, duke mos e kursyer vetën asnjëherë, për t’i kontribuar fushës së shkencave matematikore.

Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra la gjurmë të mëdha me punën e tij prej profesionisti, duke hyrë në radhën e matematicientëve të shquar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Mëtutje, rektori i Universitetit “ Kadri Zeka “ z. Bajram Kosumi, theksoi se ishte nder dhe privilegj, që në Universitetin të cilin ai e udhëheq, biblioteka të jetë e pasuruar me literaturën e Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, i cili me veprat e tij të madhërishme, do të mbetet përherë një hero i gjallë i arsimit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …