U diplomuan 43 policë të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë

U diplomuan 43 policë të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë

U diplomuan 43 policët e Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë. Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit. Ai tha se ndjehet i privilegjuar që ndodhet në këtë ceremoni. Kosnett, përmendi se në tre pika kryesore duhet të bazohen këta studentë të rinj, siç janë:- vizioni, puna ekipore, dhe qëllimi. “Vizioni: – Menaxher  janë ata që duhet të punojnë, por një udhëheqës është ai që udhëheq ekipin. Puna Ekipore: – Ju duhet të punoni si prijës të lartë për ta parandaluar korrupsionin. Qëllimi: – Qëllimi juaj që sot keni arritur këtu është sepse jeni diplomuar, dhe sot edhe kolegët tuaj ju njohin, por ju njohin edhe qytetarët tuaj”, u shpreh Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. Klasën e kadetëve të rinj e ka udhëhequr Sami Ahmeti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …