Ambasadori Kosnett: Lufta kundër korrupsionit është mjaftë e vështirë dhe e rrezikshme, por mund të arrihet

Ambasadori Kosnett: Lufta kundër korrupsionit është mjaftë e vështirë dhe e rrezikshme, por mund të arrihet

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se shpreson që policët e rinjë të Kosovës të luftojnë korrupsionin, i cili sipas tij është ende problem në institucione. Ai para dhjetëra të diplomuarve, oficerë e zyrtarë të lartë të sigurisë tha se ata duhet të japin shembull të ndershmërisë, në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, lufta kundër kësaj dukurie është mjaftë e vështirë dhe e rrezikshme, por se mund të arrihet. Siç u shpreh ai para të diplomuarve, kualifikimet e këtyre të fundit nga ky shkollim tregojnë se tashmë janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi të mëdha dhe së shpejti do të praktikojnë përvojën dhe trajnimin në nivelin më të lartë të udhëheqjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …