GLPS: Të gjeturat e auditorit për financat e partive politike për vitin 2017, janë shqetësuese

Pas analizimit të Raporteve të Auditorëve të Pavarur mbi Pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike për vitin 2017, Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS) ka ardhur  në përfundim se të dhënat e Raporteve janë shqetësuese. “Auditori, edhe kësaj radhe, konfirmoi shkelje të mëdha të ligjeve në fuqi nga subjektet politike dhe identifikoi që shumë nga veprimet e subjekteve politike janë në kundërshtim të hapur me parimet e transparencës financiare dhe llogaridhënies institucionale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje subjekteve politike që sa më parë të përmirësojnë sjelljet e tyre dhe te mos vazhdojnë shkeljet e evidentuara. Kurse institucioneve relevante u kërkojmë që të ndjekin rrugët ligjore për të vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët dhe subjektet në fjalë”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS).

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …