Mjekët dhe infermieret e QKMF-së si dhe zjarrfikësit pajisen me uniforma

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është pajisur me uniforma të reja. Ky furnizim me uniforma për personelin mjekësor të kësaj Qendre, është bërë nga buxheti i komunës, për çka drejtoresha, Vjollca Kadolli-Halili ka theksuar se ka qenë shumë i domosdoshëm. Gjithashtu me uniforma janë pajisur edhe Njësia e Zjarrfikësve në Viti, ku 23 zjarrfikës të kësaj njësie janë pajisur me uniforma. Komandanti i kësaj Njësie, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se investimi është bërë nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe një uniform ka vlerën rreth 1300 euro. “Uniforma e zjarrfikësve e cila është kundër zjarrit, është e kompletuar dhe ka të gjitha mjetet e nevojshme që i duhen një zjarrfikësi”, ka thënë Jakupi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …