Gjykata e Apelit e refuzon si të pa bazë ankesën e Prokurorisë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e MTPT-së

Gjykata e Apelit e refuzon si të pa bazë ankesën e Prokurorisë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e MTPT-së

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e MTPT-së. Në këtë mënyrë, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 30 maj 2018. Ata akuzoheshin nga prokuroria për shkak të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e UNIMK-ut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale. “Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike”, është thënë në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …