Në Grykën e Llapushnikut është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi

Në Grykën e Llapushnikut është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi

Në Grykën e Llapushnikut në praninë e shumë bashkëluftëtarëve, veteranëve të UÇK-së, bashkëfshatarëve e familjarëve të dëshmorëve është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi. Në ceremoninë e organizuar për zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, tani anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Me këtë rast, Shala ka thënë pushka e Agronit dhe Osmanit ishte bërë forcë për fitore. “Një ceremoni përkujtimi me plotë momente emocioni, krenarie e malli ku mesazhi kryesor ishte: ‘Agron dhe Osman, ju jeni ata që i dolët zot atëdheut, jehona e pushkëve tuaja, gjaku dhe lufta e juaj u bë forcë mobilizimi për luftën tonë deri në fitore. Lavdi ju qoftë për jetë e mot!”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …