Brickos

Selim Pacolli: Hap pas hapi, Prishtina po merr formën që i ka hije, si një kryeqendër

Selim Pacolli: Hap pas hapi, Prishtina po merr formën që i ka hije, si një kryeqendër

Në ditën e sotme komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës e nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Prishtina e Re”. Nënkryetari i kryeqytetit, Selim Pacolli ka thënë se është kënaqësi që po jetësohet ky projekt i rëndësishëm. “Sot, Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Prishtina e Re”. Është kënaqësi që po jetësohet ky projekt për rëndësinë e të cilit kam avokuar zëshëm përgjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017 e që më vonë u harmonizua duke u bërë pjesë e programit qeverisës me kryetarin Ahmeti. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje mes Kryetarit Ahmeti dhe kryeministrit Haradinaj nënkupton kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore për Prishtinën duke i dhënë fund kaosit urban për të vendosur rend të ri dhe funksional në kryeqytet. Hap pas hapi, Prishtina po merr formën që i ka hije, si një kryeqendër e cila përmbushë nevojat e qytetarëve të saj dhe zhvillohet në proporcion të drejtë me rritjen urbane”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Publikimi i lajmit të rremë nga Gani Jakupi, sekseri i zonjës Shvarc, shkaktoi reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit

Gani Jakupi,  kaskaderi i ministres Shvarc, një person i angazhuar  nga Ministria e Punëve të …