Grupi i Grave Deputete shënon 14-vjetorin e themelimit me një takim në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit

Grupi i Grave Deputete shënon 14-vjetorin e themelimit me një takim në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit

Grupi i Grave Deputete sot shënon 14-vjetorin e themelimit me një takim në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës në orën 11:00. Paraprakisht, në orën 10:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, hapet ekspozita e këtij grupi në shënim të këtij përvjetori. Që nga themelimi i tij në vitin 2005, misioni i Grupit të Grave Deputete mbetet ndërtimi i shtetit demokratik, ku sundon rendi dhe ligji dhe ku ka shanse te barabarta për gratë dhe burrat. Për 14 vite të ekzistencës ato kanë paraqitur projektligje e akte të tjera normative, programe dhe aktivitete për rritjen e mirëqenies se gruas, emancipimit, arsimimit si dhe fuqizimit te gruas në vendimmarrje. Grupi i Grave Deputete ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit me tema të ndryshme, por ka përfaqësuar edhe zërin e grave të dhunua seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …