ARBAN BISLIMI: U KTHYE VERA DHE SULMET NDAJ DY VENDEVE KU PERDITE BEHET SHQIPERI : MERGATA DHE DETI I JONE SHQIPTAR

ARBAN BISLIMI: U KTHYE VERA DHE SULMET NDAJ DY VENDEVE KU PERDITE BEHET SHQIPERI : MERGATA DHE DETI I JONE SHQIPTAR

Edhe kesaj vere si verat tjera mediet shqipfolese provinciale hapen fushaten kunder dy vlerave kulturore, Kombetare dhe ekonomike me te medha qe ka Kombi Shqiptar : Mergaten dhe Rivieren Shqiptare.

Mergata eshte Ai vend ku takohen, hyn e dalin dhe martohen djali i Vlores dhe vajza e Mitrovices, ku lind miqesi dhe miqasi ne mes familjes se Medvegjes dhe asaj  te Kavajes; ku lexohet Kadare dhe Rilindasit shqiptar; ku recitohen vjershat Kombetare dhe ato qe i kendojne jetes dhe bukurise ne fshatrat, fushat e qyteteve te Shqiperise. Mergata eshte Ai vend, shume kompleks, me vende mikpritje shume te ndryshme nga njeri tjetri dhe popullata sociologjikisht dhe profesionalisht aq te ndryshme sa nje mendje e vocer provinciale nuk mund ta kuptoj dhe analizoj kete realitet pervec se permes klisheve primitive dhe provincialiste vullgare duke amalgamuar nje kompleksitet popullatash dhe kategorive me shembullin e ca individeve. Mergata eshte Ai vend ku frymohet Shqip, frymezohet Shqip dhe qytetet dhe fshatrat e Shqiperise ne gojet e tyre tingellojne bukur, tingellojne embel ; ku fjala Atdhe dhe Atdhedashuri ; ku fjala Shqiperi nuk mbjell tjeter vecse Atdhedashuri deri ne marrezi.

Duhet qene Mergimtar per te kuptuar perse bashkatdhetaret tane pertej Deti flijojne dhe shpenzojne aq shtrenjte per te ardhur ne Atdhe veres kur cilido destinacion pertej Oqeaneve do tu kushtonte me lire. Duhet qene Mergimtar per te kuptuar se perse fshatrat e Shqiperise ne te gjitha viset e saj jane perplote shtepi me qindra mijera euro investime kur secili me ato para do kishte blere banesa e shtepia ne lagjet me te mira te Shkupit, Tiranes a Prishtines ne vend se te investohej aq shume “iracionalisht” (ne aspektin ekonomik) per te jetuar ne mesin e njerezve te lagjes me njerezit me te cilet prinderit ose vet ata jane rritur.  Mergimtari shqiptar qe jeton thuajse per secilin prej tyre ne mesin e njerezve te vet nuk eshte pra “i pergazt” mbase Ai nuk ka hjekur dore asnjeher nga Identiteti kombetar i tij, nga emri i prinderit dhe stergjysherve te tij dhe as nga origjina gjeografike dhe sociale e tij. Por per ti kuptuar keto vlera qe bart Mergimtari yne urtesi, modesti dhe pa zhurme e arrogance duhet qene ne nivelin e edukates se tij. Mergimtari yne dhe vlerat e tij nuk mundet te kuptohet nga njerezit e “pergazt” mbasi duhet maturi, analize reale dhe te pandikuar nga kastravecllaku i mediave sociale dhe mediave per te analizuar pa te “pergazme” mergimtarin dhe sjelljen e tij burrnore dhe te urte (i vetpermbajtur perkunder vullgarit qe eshte i “pergazt” (i mberthyer nga agjitacioni))

Edhe bregdeti Shqiptar eshte Ai vend ku takohen Shqiptari i Novi Pazarit, Medvegjes, Kumanoves, Gostivarit, Dukagjinit, Anamoraves, Lumes, Shkodres, Laberise e Himares dhe bashke llafosin, hyne e dalin e zejne miqesi e miqasi.

Prandaj, Mediat Jugosllave, ata me kulture te trasheguar te tille dhe do te pa tru qe nuk jane te paket… cdo vit i versulen me shkrime, me propagande dhe me klishe dhe etiketime Mergates dhe Rivieres Shqiptare qe jane cimenti Shoqeror dhe mushkriu ekonomik, kulturor, madje edhe politik perderisa sjellin ide dhe aspirata te reja perparimtare shoqerive tona provinciale i Atdheut tone. Disa hoxhallar madje kishin zbuluar, kur filluan populli te shkojne me te madhe ne rivieren shqiptare ; se ishte mekati me i madh me shku ne deti dhe kercenonin me pervelim e djegie te perjetshme dhe te perhershme ata qe do ti zinte vdekja ne deti … Perkunder te njejtes periudhe ne vitit paraardhese, sezoni i fushates kunder Rivieres Shqiptare nuk pati jehone te madhe kete vit edhe pse nuk munguan tentativat dhe perkunder mundit jo te vogel te ca shkaravitesh portalesh per te dramatizuar ca raste hidrokucioni (shok nga hyrja ne uje brutale pa e ambientuar trupin paraprakisht duke u sterpikur me uje ngapak i cili mund te shpie ne humbje ndjenjash e deri ne infrakt). Kesaj radhe Shqipefolesit e ish-viseve shqiptare nen Jugosllavi nuk mbeten i madh e i vogel pa dalur me nje deklarate te demshme kunder Republikes se shqiperise me rastin e zgjedhjeve, prandaj fushara kunder rivieres pati jehone me te vogel…

Pasur parasysh kete realitet, mos u beni pra “te pergazt” e ti tregoni Mergimtarit si eshte Kosova e si duhet te sillet me njerezit e vet … Mergimtari eshte vlera me e cmuar e Kosoves, burim i pashtershem Shqiptarie, Atdhedashurie, edukate qytetare dhe solidariteti me bashkefshataret, bashkeqytetaret nder te cilet eshte gjithmone iniciator i bashkimit dhe hares, nder te cilet eshte gjithmone nismetar i organizimit per te miren publike, rregullimit te lagjeve te fshatrave dhe qyteteve ; ndihmues dhe doredhenes per kategorite me te varfera dhe bleres dhe konsumues i prodhimeve vendore dhe atyre te fshatrave shume me shume se shume pseudo urban qe ikin prej prodhimeve vendore si prej dreqi. Secili ndegjon perdite se si Mergimtaret kontribuan ne rregullimin e ndonje sherbimi ne nje lagje te nje fshati, ne rregullimin e ndonje hapesire publike, ne ndreqjen e ndonje shtepie per ndonje nevojtar, ne ndihmen ndonje studenti apo ndonjerit te papune qe nise ndonje biznes per vetpunesim… Por asnjeher nuk keni per te ndegjuar qe pronaret e gazetave dhe portaleve shqipfoles te prishtines e ca pseudo-urban te kene marre iniciativen edhe per rregullimin qoft te nje poci ne hyrjen e baneses se tyre apo me te voglin organizim per te miren e pergjithshme … Populli yne i urte thote “I qeshuri te qesh” ashtu sic i “pergazti” etiketon mergimtarin si te tille!

Prandaj, do ishte mire mediat tona ashtu sic qytetaret rezident te perqendrohen ne jeten e tyre dhe punet e tyre dhe te mos bejn cdovit fushata lincimesh te tilla ndaj pjeses me te shendosh te Kombit duke u kenaqur me shembujt e ca vullgareve qe jetojne edhe pertej kufirit dhe qe u shtohen vullgareve tane vendor te te gjitha shtresave qe kemi me bollek. Por mbi te gjitha, Mergimtaret nuk kane nevoje per udhezime as nga vullgaret tane as nga vullgaret tane ne vendet ku jetojne mbase ata cdovit e ne cdo mes tregojne vetedije Kombetare dhe qytetare te pashembullt ne vendet ku jetojne ashtu si ne Atdhe. Askush te mos mendoj se behet i famshem apo mund te pasurohet me klikime duke u hy ne hak dhe duke i ofenduar Mergimtaret tane.

Kush ofendon Mergimtaret dhe njerezit tane ofendon Kombin Shqiptar dhe secilin prej nesh ; ofendon cdo familje shqiptare dhe prek thell ne ndegjegjen Kombetare.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …