Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: (U)ncle (S)am, I want you!

Shqiptarët dhe Kosova nuk kanë qenë asnjëherë gjatë historisë në gjendje më të favorshme të jetësimit të aspiratave nacionale, por deri kjo e drejtë e patjetërsueshme dhe e kahmotshme e qytetarëve për të jetuar në një shtet demokratik dhe të pranuar ndërkombëtarisht që përfundimisht do të kishte legjitimtetin ndërkombëtarë është projekt i arritshëm, ngase për përmbushjen e çfarëdo synimi madhor kombëtarë ishte dhe është medoemos përkrahja e “Uncle Sam”-Xhaxhës Sam. Ç’është e vërteta në tabllon politike dhe diplomatike luhen lojëra të papërgjegjëshme që burojnë nga vetë institucionet. Edhe pse nuk ka çarje të mëdha në koalicionin qeverisës, vërehet një ç’akordim zërash; kryetari-kryeministri-kryetari i parlamentit lidhur me marreveshjen , pra veprohet në dysh, ashtu siç depërtonin zërat e partive politike që përbënin koalicionin qeveritar, shpeshher edhe në tresh, duke iu bashkangjitur këtyre edhe zëri i shterur i kryeparlamentarit. Mund të thuhet lirisht pa tepruar shumë se tash po pretendohet se cili nga ta është “alfa e omega” e pavarësisë, apo kështu po fuqizohet autoriteti i institucionit nga kanë burimin ata.

Siç ndodhë me çdo qeveri, fuqia e saj qëndron në mjetet buxhetore, dhe burim i saj ishin ministrit kyçe sikurse ministria e tregëtisë dhe e transportit dhe ajo e minierave dhe energjetikës. E para fryhej nga procesi i privatizimit që grumbullonte mjete të konsiderueshme, duke hapur tendere të mëdha, dhe minsitria e dytë manipulonte me mjete të mëdha buxhetore, duke i “sanuar” humbjet në KEK, për shkak të afarizmit joprofitabil, por edhe duke shtyrë projektin TC Kosova C, që nuk ishte aspak transparent.  Rriteshin edhe zërat dyshues të opinionit të gjërë, që ishin edhe të arsyeshëm, ngase KW i energjisë elektrike blehej dyfidh më shtrenjtë se që ishte çmimi real në treg.  Nuk kishte vlerësime reale të humbjeve nga dalja në trafo dhe shpërndarja në largpërques, prandaj edhe jepeshin informata jo të sakta, vetëm për të mbuluar dyshimet e herpashershme të shfaqura nga shtypi ditor. Realisht detyrat e punës përballeshin me konflikte interesi në mes të KEK-ut dhe ministrisë përkatëse, nuk dihej atëherë por as tash ku duhet të adresohen saktësisht problemet Lidhur me këtë nuk u zhvillua ndonjë debat serioz në parlament, edhe pas rastit tragjik të zjarrit që kishte mbuluar halën qendrore, ku janë të vendosura turbinat dhe gjeneratorët, duke “dështuar” sistemi mbrojtës-blokadat edhe në rrufepritës, asnjëherë nuk u dha ndonjë sqarim meritor, as që u angazhua ndonjë institucion për hulumtimin e shkaqeve të vërteta, edhe pse tragjikisht kishte humbur jetën një person dhe shumë të tjerë ishin të prekur nga djegia. Nuk u diskutua asnjëherë damshpërblimi i akorduar nga ky “aksident’ .

Për t’u krijuar konfuziteti edhe më i madh u krijua edhe komiteti drejtues për të zhvilluar projektin TC Kosova C. Si përfaqësues të kompanive konkuruese u angazhuan zyrtarë të lart të pushtetit qendror, ata ende pa zhveshur mirë gëzofin qeveritar përfaqësojnë interesat e kompanive të huaja duke nëpërkëmbur interesin e vendorëve-qytetarë ve të Kosovës. A nuk është ky konflikt interesi? Dhe a do të duhej të reagonin institucionet përgjegjëse, apo nuk do të duhej të ishte kjo temë e debatit në komisionin parlamentar, për t’u mbajtur seanca e dëgjimit, edhe pse përfituesit e shumtë u paguan nga arka e buxhetit të konsoliduar të Kosovës, ndonjëri nga ta ishte në listën e pagave si përfaqësues të firmave të jashtme, nga të cilat  u paguan majmë, jo se ishin ekspert në këtë lëmi, por që e kishin të thurrur bukur rrjetin e marimangës korruptive. Pa dashje, apo qëllimisht, çdo gjë sillet përreth ministrit të energjetikës dhe minierave, ai është edhe “princi” i arit të zi. Eshtë krijuar kështu lëmshi institucional, dhe në vend të afarizmit të sukseshëm me KEK-un, krijohen pengesa të shumta edhe me konotacion politik. Për të pranuar opinioni  fuqishëm projektin e ri, duhej që KEK-u të dobësohej  financiarisht, kështu pra u krijua varshmëria institucionale nga ministria-qeveria, duke e furnizuar KEK-un me infuzion artificial-derdhjen e mjeteve të reja për sanimin e gjendjes.  KEK-u pra faktikisht ka humbur edhe pavarësinë afariste, pra aq shumë janë centralizuar mardhënjet afariste me ministri, saqë nuk mund të flitet për parametra real ekonomik, produktivitetin, rentabilitetin. .. Nuk u dëgjua fare zëri i punëtorëve, por as që u mbajtën ndonjëherë tubime të punëtorëve, ngase atë të drejtë ua mori sindikata e pavarur, e cila ishte një zë i shterur, pa asnjë fuqi në marrjen e vendimeve të rëndësishme, Kryesia e saj vetëm simulonte sindikatën, nuk ishte zëdhënëse e fuqishme e punëtorëve.

Në  favor të këtij konstatimi është edhe fakti, se deri më tash nuk u shpërndan mjetet e destinuara nga privatizimi – 20 përqindëshi, Nëse vazhdohet kështu me simulime të institucioneve, atëherë kuptohet që vendimet shumë të rëndësishme do t’i merr një person, dhe ai do të jetë mbi strukturën organizative dhe ligjin, ashtu siç u krijua bindja në opinionin amerikan shekullin e kaluar US gouverement -Uncle Sam, nga e cila përfitoj materialisht Uncle Sam (Teoria që më së shumti përmendet është se Xhaxha Sam ka marrë këtë emër sipas Samuel Wilson. Ai kishte lindur në Arlington, Mass., më 13 shtator, 1776. Fëmijërinë e kishte kaluar në Mason, New Hamshire, ku kishte edhe shtëpinë. Më 1789, ai dhe e motra kaluan në Troy, New York. Gjatë luftës së 1812, Wilson kishte biznes përgatitjen dhe paketimin e mishit. Ai furnizoi ushtrinë me sasi të mëdha të mishit, paketimet ishin të stampuara me inicialet US, duke supozuar se atyre që do t’u binte në sy do t’a pranonin si një mahi, ngase inicialet e vendosura kishin të bënin me Xhaxha Sam-in. Supozimi se dërgesat e mishit vinin nga “Uncle Sam” krijoi idenë se “Uncle Sam” (Xhaxha Sam) simbolizonte Qeverinë Federale të SHBA-së, ngase inicalet ishin të njejta “US”, dmth. përputheshin plotësisht “Uncle Sam” (Xhaxha Sam) dhe United States (Shtetet e Bashkuara). Që nga ajo kohë shumë këngëtarë, artist, piktorë u inspiruan nga kjo ngjarje. Portreti më i njohur i “Uncle Sam” është në posterin e regrutëve të armatës amerikane gjatë Luftës së parë Botërore, “I WANT YOU” (Unë të dua). Posteri është pikturuar nga James Montgomery Flagg më 1916-1917). Si duket drejtësia në Kosovë nuk ka fuqinë e rregullave dhe ligjit. Patjetër duhet të rregullohet me ligj çështja e përgjgjësisë, e pagesave në institucionet publike dhe në ato me rëndësi të veçantë, pra të rritet disponimi në zbatimin e ligjit.

Shpresoj që në përbërjen e këtij parlamentit do të tejkalohen interferimet e angazhimit intelektual dhe atij politik-brenda institucioneve të njejta të përfaqësimit, lojaliteti institucional duhet të jet prioritet, ngaqë çfarëdo kapërcimi ligjor më tepër do t’i përngjante konfliktit të interesit sesa përkushtimit për zbatimin e programit dhe kontratës që ia shpalosën elektoratit. Përvoja e deritanishme ishte e hidhur, determinonte krizë dhe jofunkcionalitet në qeverisje, ku më tepër i jipej prioritet angazhimit medial se sa zbatimit të ligjit dhe kushtetueshmë risë, që më tepër kishte reflektim të brendshëm, meqë pozicionimi i deritanishëm, i jashtëm, është në përputhje me zhvillimet e reja në botë falë angazhimit permanent të popullit shqiptar për të sforcuar lidhjet natyrale me SHBA-në

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …