Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se Komisioni ad-hoc për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit, pas disa mbledhjesh, ka përmbyllur punën e vetë. Krasniqi, që ka qenë edhe kryesues i këtij komisioni, ka thënë se dokumenti së shpejti do të dalë në votim në seancën e Kuvendit. Ai ka prezantuar edhe propozim-vendimin e harmonizuar me të gjitha partitë politike. Si kryesues i këtij Komisioni, dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët, nga të gjitha partitë politike, për punën e palodhshme dhe kontributin konstruktiv në finalizimin e Propozim-Vendimit, të cilin do ta procedojmë për votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit”, thotë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …