Filluan punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Lekaj theksoi se ky projekt, i cili është dashur të fillojë shumë më herët, është i domosdoshëm për të përballuar fluksin e veturave që ia mësyjnë Prishtinës. Me qëllim të evitimit sa më të shpejtë të kolonave në këtë zonë, ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që punët të përfundojnë sipas planit dinamik e në harmoni me standardet më të larta infrastrukturore.

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale N2 dhe N 25.2, bashkë me urën që i lidhë këto rrugë nacionale me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, ka kosto rreth 2.5 milionë euro. Ajo pritet të përfundojë për 155 ditë pune.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …