Brickos

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar gjatë ditës se sotme drejtuesit e Policisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar gjatë ditës se sotme drejtuesit e Policisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të enjten drejtuesit e Policisë së Kosovës, dhe i ka përgëzuar ata për punën profesionale të tyre në zbatimin e ligjit në Kosovë. “Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë. Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …