Vazhdon përdhosja dhe vandalizimi i tabelave në në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon përdhosja dhe vandalizimi i tabelave treguese në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojnë të përdhosen tabelat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë vandalizmi i tabelave në gjuhën shqipe ndodh brenda parkut të qyteti të Shkupit. Tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur për tokë, ndërsa ajo në gjuhën maqedonase qëndron “krenare” sipër saj në vendin e duhur. Kjo tabelë është përdhosur në këtë mënyrë prej të paktën një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë, nuk iu intereson shumë kjo tabelë e përdhosur dhe as kanë marrë guximin ta rregullojnë brenda një jave të plotë. Ky akt shpreh qartazi se shqiptarët nuk kanë vend në këtë park, edhe pse ata që kujdesen për të duke filluar nga drejtori e deri te punëtori më i thjesht janë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …