Opozita e bashkuar prej sot ka filluar një etapë të re të kundërshtimit të qeverisjes së keqe në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për medie ka thënë se protestat e opozitës së bashkuar do të jenë “ditë e natë” deri në dorëheqjen e Qeverisë. Opozita e bashkuar prej sot ka filluar një etapë të re të kundërshtimit të qeverisjes së keqe në vend. Protestat do të jenë ‘ditë e natë’ deri në dorëheqjen e kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë e AAK-së. AAK-ja ka thënë se përmes tyre do të shprehet kundërshtimi i plotë politik e qytetar. Këto protesta do të jenë paqësore dhe mesazhi më i fuqishëm për largimin e kësaj Qeverie antikushtetuese, është masoviteti dhe qëndrueshmëria, e cila do të rritet përditë dhe nga të gjitha anët e Kosovës. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallime politike, etnike, religjioze dhe kulturore, që t’i bashkohen zërit kundër kësaj Qeverie”, ka thënë AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …