leoni

LDK-ja mund të emërojë një kundër-kandidat për kryetar të Kosovës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin kryetar të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës, po planifikon të një kundër kandidat për kryetar meqë shumica e deputetëve, me vetë dëshirë  nuk do të votojnë për Hashim Thaçin. Burime anonime brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e kryetarit . Sipas të të njëjtave burime, kjo çështje është duke u shqyrtuar brenda koalicionit, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve në seancën kur Thaçi pritet të zgjidhet në krye të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …