Ymeri: Ministria e Integrimit i ka kaluar kompetencat e saja duke u marrë me punë që i takojnë Ministrisë së Jashtme

Ymeri: Ministria e Integrimit i ka kaluar kompetencat e saja duke u marrë me punë që i takojnë Ministrisë së Jashtme

Partia Socialdemokrate po konsideron se kontrata e nënshkruar nga Dhurata Hoxha me kompaninë amerikane është e papranueshme. Në një konferencë për media, Visar Ymeri tha Ministria e Integrimit i ka kaluar kompetencat, duke u marrë me punë që i takojnë Ministrisë së Jashtme. “Përmes kësaj kontrate Ministria e Integrmeve e ka marrë rolin e MPJ-së. Përmes kësaj kontrate Hoxha dhe Ministria i kanë kaluar kompetencat e veta. Ministria do të duhej të përqendrohej të procesi i integrimit në BE, e jo të merret me lobim”, tha ai. Sipas Ymerit kjo tregon se në Qeveri ka një lloj kaosi anarkik si funksionon ministri. “Me këtë deshmohet që Qeveria është e varur me interesat partiake të ministrave”, tha Ymeri. Ai tha se kompania nuk është se ka ndonjë përvojë në fushën për të cilën është kontraktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …