Haradinaj: Do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat

Haradinaj: Do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga, pas paraqitjes së tij në Gjykatën Speciale për intervistim. Ai u është përgjigjur zërave se ai nuk ka të drejtë të qëndrojë në zyrën e kryeministrit pas dorëheqjes. “Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specializimi i Trendafilovës në Moskë, Dhomat e Specializuara sqarojnë dy vizitat në Rusi

Një CV e presidentes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e përdorur në …