BE-ja do të krijojë një fond special për tranzicionin energjetik për të ndihmuar rajonet që varen nga karboni

BE-ja do të krijojë një fond special për tranzicionin energjetik për të ndihmuar rajonet që varen nga karboni

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi të enjten në Varshavë se BE-ja do të krijojë një fond special për tranzicionin energjetik për të ndihmuar rajonet që varen nga karboni që të heqin dorë nga energjitë fosile. Von der Leyen premtoi gjithashtu se do të organizojë një konsultim të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Europian. “Një investim gjigant do të jetë i nevojshëm në rajonet që duhet të zhvillojnë teknologjitë e reja dhe të rrisin punësimin, për këtë arsye do të krijojmë një Fond të Tranzicionit të Drejtë për të ndihmuar këto rajone”, deklaroi presidentja e KE-së gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Polonia, një vend që varet nga karboni, ka qenë një prej vendeve të BE-së që ka bllokuar në qershor një marrëveshje që fikson datën 2050 si horizontin për një Uninon ku nuk ka aspak prodhim të gazeve me efekt serrë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …