Pal Lekaj

Pal Lekaj thotë se Qeveritë shkojnë e vijnë, por projektet e nisura duhet që të implementohen

Të gjitha projektet e nisura infrastrukturore nga Qeveria Haradinaj do të implementohet siç kanë qenë ta planifikuara. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj thotë se çdo projekt i nisur nga ministria që ai e drejton do të përfundojë. Madje ai thotë se projektet vazhdojnë, ngase bota nuk ndryshon me shkuarje e një Qeverie. “Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota me shkuarje e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projektet duhet që të implementohen”, tha Lekaj. Lekaj paralajmëron se do të nënshkruajë projekte të reja që parashihen me ligjet në fuqi. “Çka e parasheh ligji në përgjegjësinë e ministrit unë do t’i nënshkruajë deri sa të jem në detyrë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …