Kuvendi i Kosovës

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të vendit është paraparë të mbahet të premten në ora 11.00

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të vendit është paraparë të mbahet të premten, në ora 11.00. Gjatë konferencës për medie, i kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vlerësoi se ky do të jetë një moment historik për Kosovën. Ai shtoi më tutje se të premten në ora 11:00, Kosova do të kalojë një nga momentet më të veçanta. Kemi zgjedhjen e kryetarit të shteti. Për këtë post janë paraqitur dy kandidatë, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe Rafet Rama, deputet nga po e njëjta parti. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të vendit do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, ashtu siç është premtuar më parë, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është diskutuar shumë në mediat greke

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur …