Pas takimit me Këshillin Drejtues, Kadri Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale

Pas takimit me Këshillin Drejtues, Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Mitrovicës. Pas takimit që kishte mbrëmë me Këshillin Drejtues, Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti. Bashkë me kryetarët dhe anëtarët e këtyre degëve ai ka biseduar për përgatitjen për procesin zgjedhor, duke theksuar mobilizimin e jashtëzakonshëm që po ndodh në secilën degë. “Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i kemi përfunduar, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Na janë bashkuar mijëra të rinj e të reja, profesionistë e të ndershëm. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës që është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e vendit, që të shtyjë proceset përpara”,  ka theksuar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …