leoni

Zyra e kryeministrit i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit

Zyra e kryeministrit i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit

Më 26 korrik, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi, Qeveria e kishte prezantuar si punë të kryer, procedurën për Shtatoren përderisa ishte përcaktuar edhe për modelin ende pa përfunduar procedurat. Ishte paralajmëruar se shtatorja te “Rreth-rrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, do të përurohej më 28 Nëntor. Ndërkohë Zyra e kryeministrit i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit. Autoriteti kontraktues ka njoftuar për anulimin e “aktivitetit të prokurimit” në konkursin ku aplikuan shtatë propozime ose “operatorë ekonomikë”. Në ceremoni e organizuar nga Kryeministria më 26 korrik kjo bocetë nëpërmjet projektorit qe paraqitur si modeli nga i cili do të skulpturohej shtatorja e Adem Demaçit  ani pse ende nuk ishte bërë vlerësimi financiar e që është hapi i fundit. Vlerësimi i jurisë, ishte kritikuar nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili edhe konkursin e kishte cilësuar si të manipuluar. Një javë më pas, gjatë ceremonisë, Shqiptar Demaçi, në emër të familjes, kishte shprehur pakënaqësi me zgjedhjen e modelit ideor për shtatoren e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …