Zafir Berisha: Para se të shpërndahet Kuvendi duhet t'i miratojë 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni

Berisha: Para se të shpërndahet Kuvendi, t’i miratojë 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka kërkuar konsensus  që Kuvendi i Kosovës të mos shpërndahet para se të miratojë  edhe 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni. Ai ka shkruar se miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë. “Para se me u shpërnda Kuvendi i Kosovës pas situatës se re të krijuar nga dorëheqja e Ramushit, është mirë të gjendet një konsensus politik dhe të miratohen mbi 50 ligje që kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit. Miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave  të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Michael Gahler kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratave për spastrimin etnik të shqiptarëve

Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, Michael Gahler, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave …