leoni

Anthony Godfrey: Prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë

Anthony Godfrey: Prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë

 Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, tha se prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme. Diplomati amerikan, i cili ka qenë zëvendës-ambasador në Moskë, thotë se është i vetëdijshëm për ndikimin e keq Rusisë dhe thekson se është në interesin strategjik të SHBA-së, për të mbështetur Serbinë në rrugën evropiane. Ai foli përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, i cili do të duhet të konfirmojë emërimin e tij, në mënyrë që më pas të votohet nga ana e Senatit. Është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara që Serbia të zhvillohet si një vend modern, demokratik dhe evropian dhe të mbështesim integrimin e saj në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …