Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka kërkuar konsensus që Kuvendi i Kosovës të mos shpërndahet para se të miratojë edhe 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni. Ai ka shkruar se miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë. “Para se me u shpërnda Kuvendi i Kosovës pas situatës se re të krijuar nga dorëheqja e Ramushit, është mirë të gjendet një konsensus politik dhe të miratohen mbi 50 ligje që kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit. Miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë”, ka shkruar Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …