Mustafa: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka vlerësuar lart Kuvendin zgjedhor të LDK-së dhe ka thënë se ishte proces i suksesshëm dhe se kanë pasur për qëllim forcimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ky proces ka qenë krejtësisht demokratik e i hapur dhe çdo njëri e ka pas mundësinë të kandidojë edhe sot, edhe gjatë proceseve zgjedhore nëpër degë. Sot kam bërë ftesë publike të gjitha partive politike që në zgjedhje të hyjmë një nga një në fazën e parë, pastaj faza e dytë mund të na bashkojë. E duke folur për koalicionet pas zgjedhore ai ka theksuar se nuk bënë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës ndërsa se kush do të jetë kandidatë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër ai tha se për këtë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …