Michael Carpenter: Daçiq po bën një gabim të madh që po tenton të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane

Michael Carpenter: Daçiq po bën gabim të madh që po tenton të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane

Michael Carpenter, një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes përgjegjës për Rusinë, Euroazinë dhe Ballkanin, ka thënë se ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, planifikon të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane duke ftuar serbët në Amerikë të votojnë për Donald Trumpin në zgjedhjet e 2020-ës. Carpenter, drejtor i “Penn Biden Centre”, që po ashtu ka shërbyer si këshilltar politik për zëvendës-kryetarin amerikan Joe Biden, i ka thënë se ai beson që Daçiqi po bën një gabim të madh me këtë thirrje dhe se mbështetja ndaj rrugës evropiane të Serbisë është një çështje mbi të cilën dy partitë në SHBA duhet të pajtohen. “Ministri i Jashtëm i Serbisë planifikon të ndërhyjë në politikën e brendshme amerikane duke mbledhur serbo-amerikanët për të mbështetur Trumpin më 2020. Personalisht mendoj se ai po bën gabim të madh, dhe mbështetja amerikane për rrugën evropiane të Serbisë duhet të mbetet një çështje bipartizane”, ka shkruar Carpenter.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …