Po ashtu sikur gjykata e Hagës, e cila e ka dorën tepër të lirë për të gjykuar vrasësit e shqiptarëve, krejt njëjtë sipas të njëjtave standarde dënon

Në vit burg serbit për një shqiptar të vrarë, shtatë vjet burg shqiptarit që i ka dhënë dy shuplakë një spiuneje shqipfolëse

Po ashtu sikur gjykata e Hagës, e cila e ka dorën tepër të lirë për të gjykuar vrasësit e shqiptarëve, krejt njëjtë sipas të njëjtave standarde dënon edhe gjykata e Serbisë. Për 14 civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës, ka dënuar 10 vjet burg kriminelin, Sholaja, njëjtë sikur Gjykata e Hagës, që do të thotë një vit burg për një shqiptar të vrarë, ndërsa për dy shuplakë që i ka dhënë një spiuneje shqiptare të policisë së Serbisë, gjatë luftës, është dënuar 7 vjet burg, ish Komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi. Kjo është drejtësia “humane” evropiane, kur janë në pyetje shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …