Policia e Kosovës

Shtohet prania e policisë së Kosovës në kryeqytet dhe sheshet ku janë paralajmëruar protesta dhe kremtime

Policia e Kosovës ka shtuar dukshëm praninë, në Prishtinë dhe sheshet ku nesër pritet të vazhdojnë  protestat e  opozitës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës dhe kremtuesve të mundshëm të zgjedhjes së tij.  Zyrtarë të policisë së Kosovës kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat për mbarëvatjen e protestës dhe kremtimit. Në kuadër të këtyre masave, pjesëtarëve të policisë ju është zgjatur orari i punës deri në 12 orë. Policia bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si gjatë zhvillimeve me rastin e seancës për zgjedhjen e kryetarit  të shtetit, gjithashtu edhe për menaxhimin e protestës që parashihet të zhvillohet nga partitë e tjera, ka deklaruar zëdhënësi për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …