Pacolli: AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin

Pacolli: AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar në Vushtrri me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuan gatishmërinë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale. Pacolli, në një postim ka thënë se AKR-ja në këto zgjedhje do të futet më e mobilizuar se kurrë. “Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja. AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin”, shkruan Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …