21 vjet më parë në Rancë të Shtimes forcat policore e ushtarake serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani

21 vjet më parë në Rancë të Shtimes forcat policore e ushtarake serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani

Më 26 gusht të vitit 1998, forcat policore e ushtarake serbe vranë 11 anëtarë të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra. Në këtë ngjarje të dhimbshme, kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani./KP/

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …