Brickos

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif e viziton papritur në samitin G7 në Francë

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif e viziton papritur në samitin G7 në Francë

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka realizuar një vizitë të papritur në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Francë. Zarif ka marrë pjesë në samitin ku po marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë kryetarin amerikan, Donald Trump. Në raportime është supozuar se delegacioni amerikan është befasuar nga vizita e tij, e cila vjen në kohën e rritjes së tensioneve të Shteteve të Bashkuara me Iranin. Zarif ka thënë në rrjetin social, Twitter se ai ka zhvilluar bisedime “konstruktive” me presidentin francez, Emmnual Macron. Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar prej kur Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Megjithatë, pesë shtetet tjera, duke përfshirë Francën, vazhdojnë të jenë të përkushtuara për zbatim të marrëveshjes, ndonëse Irani ka nisur aktivitete bërthamore, në përgjigje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër këtij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …