Dukagjin Popovci: Është e paarsyeshme që Sindikata të merret me çështjen e organizimit të shkollave në një komunë

Dukagjin Popovci: Është e paarsyeshme që Sindikata të merret me çështjen e organizimit të shkollave në një komunë

Profesori i universitetit  dhe njohësi i çështjeve të arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci ka deklaruar se  është e paarsyeshme që Sindikata të merret me çështjen e organizimit të shkollave në një komunë, përderisa nuk janë në pyetje vendet e punës të punonjësve të arsimit. “Me sa e di unë këtë ndryshimin në komunën e Kamenicës, bëhet fjalë për mbylljen e disa shkollave të cilat kanë numër të vogël të nxënësve dhe Komuna e organizon transportin e nxënësve deri në shkollën më të afërt dhe nuk i largon nga puna mësimdhënësit. Nëse janë plotësuar këto dy kushtet, është e paarsyeshme të flitet rreth kësaj. Natyrisht qytetarët që jetojnë në komunën e Kamenicës mund ta diskutojnë këtë çështje me strukturat komunale, edhe duhet ta diskutojnë sepse bëhet fjale për fëmijët e tyre”, tha ai. SBASHK-u është një klan sindikal i manipuluar nga klanet politike dhe nuk është në shërbim sindikalist por në dëmtim të arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …