Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mbetet i angazhuar që vendi të qeveriset nga partitë e deritanishme opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Ai përmes një shkrimi ka thënë se nuk i jep të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga LV-ja duhet të jetë kryeministër i vendit, por nuk i jep të drejtë as LV-së të caktojë sesi LDK-ja duhet të vendosë për kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës. “Në qoftë se jemi të bindur se edhe njërës edhe tjetrës palë i takon kryeministri, kjo nuk do të thotë se duhet të hapim frontin ndërmjet veti. Kemi plot gjëra të mira që mund t’ia adresojë njëra palë tjetrës për bashkëpunimin tonë, por kemi edhe të këqija”. “Më shumë preferoj të ndërtojmë front të përbashkët, para ose paszgjedhor, për t’ua pamundësuar PAN-ave dhe përkrahësve të tyre vazhdimin e shkatërrimi të shtetit”, ka shkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …