Kush janë ata që po zhvillojnë fushatë verbale me sharje, fyerje, përbuzje e kërcënime kundër, Valdete Dakës?

Daka: KQZ nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimin e zgjedhjeve pa alokimin e parave të nevojshme nga Qeveria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimin e zgjedhjeve pa alokimin e parave të nevojshme nga Qeveria në largim e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila tha se KQZ-ja menjëherë, një ditë pas shpalljes së datës zyrtare të zgjedhjeve, ka bërë kërkesë zyrtare për alokimin e parave të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ndërkaq, në rast të vonesave eventuale, KQZ-ja, sipas saj, nuk merr ndonjë përgjegjësi për mbarëvajtje të mirë të zgjedhjeve. Buxheti i planifikuar për organizimin dhe mbajtjen e procesit zgjedhor llogaritet të jetë rreth 6 milionë euro. Ministri në largim i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se të gjitha paratë e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve ekzistojnë, por që nuk mund të barten pa sqarimet juridike.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …