Matthew Palmer

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, u emërua përfaqësues i posaçëm për Ballkanin

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka emëruar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin. Palmer do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit në rolin e ri që më 1 shtator, kurse më vonë do ta përfaqësojë SHBA-në në takimet e Quintit në Bruksel e Podgoricë. “Palmer do t’i udhëheqë synimet tona për t’i forcuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe përparimit në rajon dhe në përqendrimin tek integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”, thuhet në kumtesën e DASH-it. Pos detyrës së re, Palmer do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e Zëvendës-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit në Byronë e Çështjeve evropiane dhe euroaziatike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …