Limaj: Nisma i siguron qytetarët se do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës

Limaj: Nisma i siguron qytetarët se do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është takuar me strukturat drejtuese të Nismës në Therandë. Limaj ka thënë se edhe kjo degë është mobilizuar dhe e gatshme për të kontribuuar për të arritur një fitore të madhe të koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit. “Strukturat e degës në Suharekë i ftova që ta zhvillojnë një fushatë të qetë dhe efikase duke e kthyer fushatën në festë. Dega e Nismës në këtë qytet shquhet për punë të përbashkët ekipore dhe me frymë e energji pozitive dhe këtë frymë, i ftova që ta promovojnë edhe më tutje”, ka thënë Limaj. Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate siguron qytetarët e Kosovës që së bashku me partnerët e saj do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …