Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj uron të gjithë nxënësit për një vit të suksesshëm shkollor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësve të arsimit par auniversitar, ua ka uroj një vit të suksesshëm shkollor.  Limaj një urim të veçantë iu ka bërë fatosave të cilët nga sot nisin një etapë të re të jetës së tyre. “Shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohërat më të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë. Urime nxënës dhe mësimdhënës. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju”, ka shkruar Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti pas takimit në Presidencë: “Unë nuk thërras seancë”

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar para mediave pas …