FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

Kampi veror ndërkombëtar i nënoficerëve, që ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 6 shtator 2019, këtë vit po mbahet në Kroaci. Pjesëmarrës në këtë kamp janë ushtarakët nga   vendet e NATO-s  dhe  nga vendet partnere.  Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe  funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare. Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me dy nënoficerë: kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi. Ndërkaq, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit, i cili më  30 gusht 2019 ka ligjëruar temën: „Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese“. Ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …