leoni

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por do të votojë për kandidatët e PSD-së

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Ajo thotë se për të shmangur spekulimet mediatike, ajo të votojë për kandidatët e PSD-së. Kujtojmë se Partia Socialdemokrate është në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. “Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftojë se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së. Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhe pse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar. Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …