Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson do të qëndrojnë këtë javë në Kosovë

Senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Ron Johnson do të qëndrojnë këtë javë në Kosovë

Dy senatorët amerikanë pritet që këtë javë të vizitojnë Kosovën, ata do të kërkojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson do të qëndrojnë në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur senatori demokrat Chris Murphy. Ai ka thënë se me senatorin republikan Peter Beyer nuk janë të lejuar që të hynë në Rusi, në vizitën e paraparë atje bashkë me një delegacion të kongresit. Murphy shkruan në twitter se do të vizitojnë Kosovën, Serbinë dhe Ukrainën. “Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për vazhdimësinë e  dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …