SHFMU ,,Jusuf Gërvalla’’ në Prapaqan bëhet me kënd të lojërave

 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë bërë përurimin e këndit të lojërave për fëmijë në SHFMU ,,Jusuf Gërvalla’’ në fshatin Prapaqan. Një bashkëpunim i mirë mes GLV-Gjeravica, Ministrisë së Bujqësisë dhe Institucionit Komunal sjell edhe projekte të mira për komunitetin e komunës së Deçanit. Ky investim ka qenë i mirëseardhur si për kryetarin Ramosaj po ashtu edhe për nxënësit ë kësaj shkolle. Kryetari i bordit të GLV-Gjeravica Bajram Çeku, tregon se ky investim për këtë fillim viti të ri shkollorë, është dhuratë për këta nxënës nga Ministria e Bujqësisë dhe komuna e Deçanit, ku dhe është implemetuar nga GLV-Gjeravica e cila në vazhdimësi ka realizuar projekte të ndryshëm në të mirë të banorëve të zonave rurale në komunë e Deçanit. Ky nuk do të jetë projekti i fundit, për këtë vit planifikojmë edhe projekte të tjera tha Çeku, ku në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe panairi i mjaltit dhe gështenjës, dita e të qethave dhe do të vazhdojmë edhe më tutje më projekte të tilla nga Ministria e Bujqësisë dhe fondet e BE-së gjithmonë në koordimin me institucionin komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …