Kryetari Thaçi, i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, familjes së rapsodit Dervish Shaqa

Kryetari Thaçi, i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, familjes së rapsodit Dervish Shaqa

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, familjes së rapsodit Dervish Shaqa. Thaçi shkruan se Dervish Shaqa ka dhënë kontribut të shquar në kultivimin e këngëve popullore me vlera patriotike. “Familjes së rapsodit të njohur Dervish Shaqa, ia dorëzova Medaljen Presidenciale të Meritave. Dervish Shaqa ka dhënë kontribut të shquar në kultivimin e këngëve popullore me vlerat të larta patriotike për dekada të tëra”, ka  shkruar Thaçi. Në postimin e tij në Facebook, Thaçi i ka bashkangjitur edhe një këngë të Dervish Shaqës, kushtuar heroit Azem Galicës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …