Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës krerët e Shtetit e vlerësuan lartë punën e këtij institucioni

Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës krerët e Shtetit e vlerësuan lartë punën e këtij institucioni

Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës krerët e Shtetit e vlerësuan lartë punën e këtij institucioni, si më i besueshëm në vend. E gjithë ceremonia filloi me një minutë heshtje në përkujtim të të gjithë policëve që kanë rënë në detyrë duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në Kosovë. Më këtë rast, kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka vlerësuar lartë të arriturat e Policisë së Kosovës, brenda këtyre 20 viteve, tha se zhvillimi i Policisë së Kosovës është një histori suksesi. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Policia e Kosovës dhe ushtria e Kosovës janë ndër institucionet më profesionale dhe më të pa korruptuarat në Republikën e Kosovës, krejt kjo fal përkushtimit. Në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të tjera policor nga vendet të ndryshme si Hungaria dhe Austria. Sot me rastin e dekadës së dytë se themelimit të Policisë së Kosovë me medalje janë nderuar edhe disa nga pjesëtarët më të dalluar të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …