Haradinaj: 19 vite më parë në Lubeniq u vranë mizorisht 80 civilë, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut

Haradinaj: Kur ne ishim tue mbrojtë pragun e shpisë tonë atëherë, NATO e prine nga Amerika na ndihmoi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim madhështor që është mbajtur në Pallatin e Rinisë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë. “Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.  “Kur ne ishim duke mbrojtë pragun e shpisë tonë atëherë, NATO e prine nga Amerika na ndihmoi. Ju jemi përjetë mirënjohës. Po kush është shtëpia jonë sot?  Po shtëpia jonë dhe e gjithë komuniteteve është Kosova. Kush është pragu? Pragu është kufiri, Kushtetuta, deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij para mijëra simpatizantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …