Kyle Scott: Çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit

Kyle Scott: Çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit. Ai ka thënë se nga Qeveria e ardhshme pret që të heqë taksën ndaj produkteve serbe në shërbim të progresit, në negociatat për të arritur një “kompromis të vështirë”. “Shpresojmë që, pas zgjedhjeve në Kosovë, ne do të kthehemi shpejt në punë për të gjetur një zgjidhje afatgjate, që do t’i kontribuojë paqes në këtë rajon”, ka thënë Scott. Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Ish-deputetja, Fitore Pacolli, tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro reciprocitetit me Serbinë, ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se Qeveria e re duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, dhe ta trajtojë atë me seriozitet.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …